U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dy kandidatë do të përballen më 8 maj, gjithçka që ndodhi
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan për presidentin e vendit. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa i mbyllën në orën 19:00. Sipas 100% të votave të numëruara, kandidatja e VRMO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova shënoi fitore duke grumbulluar dyfish më shumë vota sesa kundërkandidati i saj maqedonas nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski. Të dy kandidatët do të përballen sërish me 8 maj, në rrethin e dytë zgjedhor. Në taborin shqiptar, fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian ndaj kundërkandidatit të tij shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, raporton Portalb.mk.
Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758 votues ishin të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.
Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.
25.04.2024
19:00- OSBE/ODIHR me vlerësim pozitiv për ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
16:30 – Si ishte dalja në komunat shqiptare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale? (Infografik)
15:30 – Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin? (Infografik)
14:30 – Rezultati nga 100% e votave të numëruara
24.04.2024
23:59 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 95% të votave të rrethit të parë
23:00 – Jakimovski pranoi humbjen, uroi Siljanovska-Davkovën
22:53 – Pendarovski: Rezultatet nuk janë siç i prisnim, diferenca me gjasë do të jetë rreth 130 mijë vota
22:39 – Siljanovska – Davkova: Ndjehem e frymëzuar, të mos hedhim hije mbi rezultatin e sotëm
22:33 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 80% të votave të rrethit të parë
22:24 – Kasami: Do ta përmbysim rezultatin që BDI-ja e mori sot me metoda kriminale
22:04 – Bujar Osmani: Kemi shënuar fitore gjithandej, Taravari të pranojë me dinjitet humbjen
21:37 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 70% të votave të rrethit të parë
21:25 – Mucunski nga VMRO: Zgjedhet ishin demokratike, ky është fillimi i fundit të kësaj qeverie
21:02 – LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, pati vetëm shkelje të lehta të procesit zgjedhor
20:50 – KShZ: Votim i qetë dhe i rregullt, 134 kundërshtime janë pranuar nga qytetarët, 65 janë refuzuar
20:45 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i gjysmës së votave të rrethit të parë
20:35 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi rreth 40% të votave të rrethit të parë
20:01 – Toshkovski: Zgjedhjet ishin demokratike, do të ketë vetëm dy kallëzime penale
19:45 – Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
19:20 – RMV, rezultatet fillestare jozyrtare KSHZ-ja do t’i shpallë rreth mesnate
19:00 – Ademi nga “Fronti Evropian”: Zgjedhjet ishin demokratike, presim fitore të Osmanit
19:00 – VLEN: Pjesëmarrja ishte masive, dridhjet e fundit të “tërmetit” do të jenë më 8 maj
19:00 – U mbyllën vendvotimet, procesi i numërimit të votave ka filluar
18:00 – RMV, dhjetëra qytetarë kontaktuan Avokatin e Popullit për shkelje të të drejtës së votës
17:36 – Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
17:25 – Parregullsi serioze në tre vendvotime të Kumanovës, këtu pritet përsëritja e procesit zgjedhor
16:54 – Civil për parregullsitë: Transport i organizuar dhe marrje e të dhënave nga qytetarët para votimit
16:44 – RMV, Policia publikoi disa parregullsi tjera që kanë ndodhur nëpër vendovotime
16:16 – Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
15:30 – Angellovski: Në një vendvotim në Shkup është gjetur bombë tymuese e shpërthyer
15:15 – Është arrestuar një person nga Ohri, ka fotografuar fletën e votimit
15:00 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024
14:16 – RMV, Bajrami: Dita e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha
14:10 – MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme
14:00 – Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
12:00 – Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
11:14 – RMV, Toshkovski: Gjendja e sigurisë stabile, nuk ka ndonjë parregullsi në procesin zgjedhor
10:15 – KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind
09:15 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike
09:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
08:00 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)
07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi
22.04.2024
Heshtje zgjedhore për presidencialet, fushatë për parlamentaret, votuan mijëra të paraqitur
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që dje deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Dje, votimi për zgjedhjet presidenciale u zhvillua për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit apo diasporë.
Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.
LEXO: Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV