Ademi nga “Fronti Evropian”: Zgjedhjet ishin demokratike, presim fitore të Osmanit

Në konferencën për shtyp që e mbajti pas mbylljes së kutive të votimit, Arbër Ademi, përfaqësues i koalicionit “Fronti Evropian”, tha se procesi zgjedhor ishte i lire dhe i ndershëm si dhe në frymë demokratike, transmeton Portalb.mk. 

“Vullneti juaj është regjistruar. Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershem. Është nje sukses i përbashkët. Falemnderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian. Presim fitore të madhe të kandidatit tonë Bujar Osmani. Presim fitore historike me diferencë të madhe.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

LEXO: U mbyllën vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)