Mexhiti e mohoi se ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk kanë ndonjë marrëveshje në lidhje me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë. Jo gjithë mendojmë njëjtë, ka momente kur mendojmë edhe ndryshe. Ka momente edhe kur përplasemi me mendime dhe qëndrime”, deklaroi Mexhiti.

Ai deklaroi se partnerët e Qeverisë nuk janë dakorduar për zgjedhje, por për punë, ndërkohë vlerësoi se Qeveria ka kapacitet demokratik për të zgjidhur çdo problem brenda Qeverisë.

Mickoski, disa herë e ka përsëritur idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe në shtator, maj dhe qershor të këtij viti, ai tha së shpejti do të ketë zgjedhje,për të shtuar një ditë më pas se dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2028.