Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

Sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13:00 kanë votuar 417.970 votues, gjegjësisht 26,35 %. Për krahasim, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 367.892  votues, gjegjësisht 20.73 %, njofton Portalb.mk.

Në ora 13, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kanë votuar 5.62 % më shumë votues.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019