RMV, Toshkovski: Gjendja e sigurisë stabile, nuk ka ndonjë parregullsi në procesin zgjedhor

Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë parregullsi në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur çrregullime më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, njofton Portalb.mk.

Ai pas votimit në SH.F. “Johan Hajnrih Pestalloci” në Komunën Qendër duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ekipimin e MPB-së, theksoi se në mënyrë cilësore dhe kuantitative numrat janë siç duhet.

“Janë të mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti i resurseve teknike dhe njerëzore. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në pajtueshmëri të planit dhe aksionit operativ, i cili si i tillë është konfirmuar në kuadër të Shtabit operativ. Gjithçka po rrjedh siç duhet”, nënvizoi Toshkovski.

Shfaqi shpresë se dita e zgjedhjeve do të kalojë në rendin më të mirë.