Është arrestuar një person nga Ohri, ka fotografuar fletën e votimit

Policia në Ohër ka arrestuar A.I (48), pasi ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271 në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB Ohër.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.