Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

Sot u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 19:00 kanë votuar 801074  votues, gjegjësisht 48.46 %. Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në mbylljen e kutive në orën 19:00, kanë votuar 753.520 votues, gjegjësisht 41.67 %, njofton Portalb.mk.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë votuar +6.79% më shumë votues.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019