Kasami: Do ta përmbysim rezultatin që BDI-ja e mori sot me metoda kriminale
Bilall Kasami në emër të koalicionit VLEN, deklaroi se rezultati i sotëm i BDI-së u arrit me metoda kriminale, por siç u shpreh ai atë do ta përmbysin në zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, BDI punon kundër çështjes shqiptare dhe për këtë, emri i saj, do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë më të re politike të vendit, transmeton Portalb.mk.
“Dua të theksoj se ne jemi fitues të votës shqiptare. BDI-ja ka mbledhur votat e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto zgjedhje e humbi legjitimitetin politik të flasë në emër të shqiptarëve, prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do të përmbysim rezultatin që sot BDI mori me metoda kriminale”, tha Kasami.
Ai shtoi se BDI arriti të shkatërrojë mundësinë që presidenti i parë shqiptarë të zgjidhet tash në vitin 2024 në zgjedhje të drejtpërdrejta.
“Nëse do të donin vëretë që presidenti i vendit të ishte shqiptar do të ishin kordinuar me ne për të patur një kandidaturë të vetme shqiptare. Përveç kësaj BDiI do të shruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike, si një parti që punon kundër çështjes shqiptare, për hirë të mbrojes së kriminelëve nga radhët e saj, pa hequr dorë nga të gjitha metodat e saj kriminale”, tha Kasami.
Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.