Listës së subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut pritet t’i shtohet edhe një organizim politike me emrin Lëvizja Një, transmeton Portalb.mk.
Udhëheqës i subjektit të ri pritet të jetë Besim Hoda, i cili njihet për kontributin e tij si luftëtar i UÇK dhe qëndrimet kritike ndaj skenës politike.
Lëvizja Një do të shpaloset më 27 nëntor nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup.