LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, pati vetëm shkelje të lehta të procesit zgjedhor
LSDM-ja në konferencën e fundit për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se zgjedhjet u zhvilluan në atmosferë të drejtë dhe demokratike. Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së, tha se janë konstatuar vetëm disa shkelje shumë të lehta të procesit zgjedhor, të cilat i konsiderojnë si përjashtime, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarët shprehën vullnetin e tyre lirisht dhe me dinjitet, siç i ka hije një vendi demokratik, anëtar i NATO-s me negociata për anëtarësim në BE. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot dhe votuan. E drejta për vendim të lirë dhe votë të lirë është përfitimi më i vlefshëm i demokracisë. Vetë votimi është një akt thelbësor që buron nga fuqia e qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e shtetit”, tha Kuzeska.
Ajo shtoi se janë të bindur se qytetarët sot dhe më 8 maj do të mbështesin LSDM-në, me një të ardhme në të cilën Maqedonia është pjesë e familjes evropiane dhe anëtare krenare e BE-së.
Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.