RMV, MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme

Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili, në përgjithësi, po zhvillohet qetë, pa probleme, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, nga hapja e vendvotimeve deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletëvotimit, një në Shtp dhe një në Shkup.

Gjithashtu, rreth orës 09:20 në vendvotimin në fshatin Buçim të Radovishit, nga ana e kryetarit të këshillit zgjedhor është denoncuar se një person ia ka treguar fletëvotimin një vëzhguesi. Nga ana e SPB Radovish po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

Zëdhënësi i MPB-së thotë sekrahas kësaj, në rajonin e Komunës së Çairit në automjete të parkuara janë vendosur materiale lidhur me procesin zgjedhor, nfërda në dy lokacione në Shkup janë vërejtur grafite të shënuara.

“Në një vendvotim në Shkup, krahas grafitit të shkruar, rrewth orës 06:30 kryetari i këshillit zgjedhor ka denoncuar se në korridor është gjetur bombë tymi e pëlcitur. Nga ana e nëpunësve policor janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe votimi edhe në këtë vendvotim po zhvillohet pa pengesa”, tha Angellovski.

Ai theksoi se MPB-ja apelon që qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në pjesën e mbetur të votimit në këtë ditë të zgjedhjeve të përmbahen nga incidente, ndërsa në qoftë se vërehet çfarëdo lloj parregullsie në procesin zgjedhor qytetarët menjëherë ta informojnë policinë në numrat 192 dhe 112 ose të denoncojnë në stacionin më të afërt policor.