Kushtet e përdorimit

Me qasjen në www.Portalb.mk, ju obligoheni t’i respektoni kushtet e përdorimit të përmbajtjeve të faqes www.portalb.mk.“Portalb.mk” e rezervon të drejtën t’i ndryshojë dhe t’i plotësojë këto kushte.

 

E drejta e përdorimit

Përdoruesit e përmbajtjeve të www.portalb.mk kanë të drejtë të inspektojnë dhe të kërkojnë korrigjim të përmbajtjeve të publikuara që ata i konsiderojnë të pasakta.

Përdoruesit e përmbajtjeve të www.portalb.mk kanë të drejtë t’i marrin përmbajtjet tërësisht ose pjesërisht, me kusht që ta citojnë burimin me hiperlink, sipas licencës “Creative Commons 2.5”.

Vizitorët nuk kanë të drejtë që përmbajtjet e www.portalb.mk t’ua japin palëve të treta, t’i ruajnë ato në formë elektronike ose çfarëdo forme tjetër, as t’i publikojnë ose t’i përdorin për qëllime komerciale, pa pëlqimin e www.portalb.mk.

Saktësia e përmbajtjeve

Portali nuk është përgjegjës për pasojat eventual direkte ose indirekte të përdorimit të përmbajtjeve të www.portalb.mk.

Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme

Ueb-faqja www.portalb.mk, përmbajtjet e saj, zgjidhjet grafike dhe teknike janë të mbrojtura me të drejtat e botimit dhe të drejtat e autorit përmes licencës “Creative Commons”.

Një pjesë e përmbajtjeve informative të www.portalb.mk, krijojnë informata që janë pronësi intelektuale e partnerëve të tij të biznesit.

Mbrojtja e privatësisë dhe e fshehtësisë së të dhënave

www.portalb.mk e respekton privatësinë e vizitorëve të saj. Të dhënat e vizitorëve nuk janë të disponueshme për palët e treta, përveç rasteve për të cilat është parashikuar të veprohet ndryshe me ligj.
Lexo më shumë për politkën e privatësisë së Portalb në këtë link.

Linqe deri te ueb-faqet tjera

Disa nga linket në faqen www.portalb.mk çojnë në ueb-faqet dhe shërbimet e burimeve të tjera të informacionit dhe të informimit. “Portalb.mk” në asnjë mënyrë nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e atyre faqeve dhe shërbimeve.