Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin? (Infografik)

Asnjëri nga dy kandidatët shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut nuk arriti të futet në rrethin e dytë pasi nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori mbi 37 mijë vota më tepër se Arben Taravari nga VLEN. Portalb.mk analizoi se si votuan komunat e shqiptarëve në këto zgjedhje për Osmanin dhe Taravarin.

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.695 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.393 vota (9.20%).

Sipas 100 % të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota (40.08 %), apo 182.586 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.500 vota (19.92%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.856 vota (9.26%). Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.331 vota (4.56%) dhe Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.121 vota (0.90%).

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.