RMV, prokurori Bajrami në ora 13 do t’i kumtojë informatat fillestare për zgjedhjet nga PP në gjithë vendin

Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe parregullsitë e tjera zgjedhore sot në vazhdimësi e ndjek rrjedhën e procesit zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Siç paralajmëron Komisioni, kryetari i tij, prokurori publik Xhelal Bajrami në ora 13:00 do t’i kumtojë informatat fillestare të grumbulluara nga prokuroritë publike në gjithë vendin.