Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV

Për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së veriut që do të mbahen të mërkurën (24 prill) janë akredituar gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj si dhe përkthyes, raporton Portalb.mk.

Siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë, ndërsa 568 të huaj, nga të cilët më shumë janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet presidenciale do të ndiqen edhe nga 32 gazetarë nga vende të ndryshme të botës dhe nga rajoni.

Rrrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 24 prill, ndërsa rrethi i dytë me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.