KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind

Votimi po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi të paraqitura në të gjithë vendvotimet, ndërsa ka filluar në kohë në të gjithë vendvotimet, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, njofton Portalb.mk.

“Kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve nga 832 vendvotime nga gjithsej 402.748 votues të regjistruar. Në këto vendvotime kanë votuar 15.487 gjegjësisht 3,8 përqind e votuesve”, tha Dashtevski.

Deri te KSHZ-ja kanë mbërritur 12 ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës të cilët janë lëndë e përpunimit. Në disa vend janë paraqitur probleme teknike, për të cilët kryetari i KSHZ-së shpjegoi se po zgjidhen në ecuri.

Votimi po zhvillohet në 1.480 vendvotime në 80 komuna, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë.

Në zyrën e Avokatit të Popullit të Maqedonisë së Veriut, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 54321.