Mucunski nga VMRO: Zgjedhet ishin demokratike, ky është fillimi i fundit të kësaj qeverie

Në konferencën për shtyp që e mbajti pas mbylljes së kutive të votimit, Timço Mucunski, përfaqësues nga VMRO-DMPNE, tha se procesi zgjedhor ishte i lir; dhe i ndershëm si dhe në frymë demokratike, transmeton Portalb.mk.  

“Nga pikëpamja e procesit zgjedhor, ai kaloi përgjithësisht në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, me një sërë shkeljesh të lehta, të shkaktuara në radhë të parë nga partitë në pushtet dhe aktivistët e tyre. Gjegjësisht, nga të dhënat e mëparshme për parregullsi që kemi marrë nga vëzhguesit, është vërejtur se është ushtruar presion mbi votuesit në komunën e Sarajit, si dhe një shtab të improvizuar në afërsi të një vendvotimi në shkollën Goce Dellçev në Gostivar. Ka pasur edhe raste të votimit familjar dhe kolektiv, për të cilët të njëjtët persona janë paralajmëruar nga këshillat zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar. Në disa vendvotime në njësinë e dytë zgjedhore, konkretisht në Kumanovë, janë vërejtur parregullsi si mosfunksionimi i aparateve UBIG ose mungesa e vulës. Në një vendvotim, duke qenë se nuk kishin vulë, këshilli zgjedhor mori udhëzime nga KSHZ-ja që të vazhdojë votimin dhe pas votimit të vendosë vulë. Gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor nuk janë nënshkruar të gjitha subjektet”, tha mes tjerash Timço Mucunski.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata: LEXO: U mbyllën vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)