Si ishte dalja në komunat shqiptare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale? (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut dje u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ku garuan shtatë kandidatë, dy prej të cilëve ishin shqiptar, por asnjëri nuk arriti të del në vend të dytë në mënyrë që të shkojë në rrethin e dytë. Portalb.mk analizoi daljen e qytetarëve në votim në komunat të banuara me shumicë shqiptare.

Dalja më e lartë ka qenë në Kumanovë, Çair dhe Tetovë. Ndërsa më e vogël në Vrapçisht, Zhelinë dhe Studeniçan.

Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare
Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare

Sipas 100 % të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota (40.08 %), apo 182.586 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.500 vota (19.92%).

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.695 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.393 vota (9.20%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.856 vota (9.26%). Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.331 vota (4.56%) dhe Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.121 vota (0.90%).

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.