RMV, Bajrami: Dita e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha

Dita e sotme e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale eventuale kundër zgjedhjeve dhe votimit, njofton Portalb.mk.

Siç informoi Bajrami, sot në PTHP Radovish është denoncuar se në fshatin Buçim njëri nga votuesit gjoja ia ka treguar fletëvotimit një vëzhguesi të një partie politike, ndërsa dje në PTHP Dellçevë është regjistruar lëndë me kërkesë të MPB-së për kryerje të kontrollit në dokumentacionin zyrtar të NP “Komunalec” që të verifikohen informatat për vepër të kryer penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.

Në të dy rastet, tha prokurori, do të veprohet në mënyrë përkatëse në qoftë se konfirmohet se ka elemente për vepra të kryera penale.

“Në PTHP Radovish sot është denoncuar se në fshatin Buçim një votues gjoja ia ka treguar fletëvotimin vëzhguesit të një partie politike. Janë dhënë orientime për verifikim të informatave dhe nëse ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, lënda do të procesuohet. Gjatë ditës së djeshme, madje, në PTHP Dellçevë është regjistruar lëndë me kërkesë të MPB-së. Janë kërkuar urdhra për kryerje të kontrollit në dokumentacionin zyrtar të NP “Komunalec” që të verifikohen informatat për vepër të kryer penale ‘ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit’. Është dhënë urdhërpër verifikim të dokumentacionit zyrtar në ndërmarrjen publike dhe në qoftë se verifikohet se ka elemente përvepër të kryer penale ‘ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit’, gjithsesi se kjo lëndë më tej do të procesuohet”, tha Bajrami.

Ai potencoi se Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit deri në fund të ditës do t’i ndjekë zgjedhjet, ndërsa gjithashtu me kujdes do ta ndjekë edhe procesin zgjedhor më 8 maj, gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Ne do t’i ndjekin aktivitetet deri në përfundim të procesit zgjedhor dhe në qoftë se ka ngjarje ku kanë vlerësuar se duhet të veprojmë, do të jepen drejtime përkatëse”, theksoi Bajrami.

Në Komision, krahas bajramit, i cili është kryetar, anëtarë janë edhe nga një anëtar një prokuror publik nga katër prokuroritë supreme, si dhe një prokuror nga PTHP Shkup si PP më e madhe në shtet.