Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret për 17 lista të deputetëve. Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve, votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjetat parlamentare që nga pavarësimi i RMV-së, njofton Portalb.mk.
Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:
09.05.2024
16:45- Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
16:30- Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
10:04 – RMV, kush u bë deputet? Emra të vjetër dhe të rinj në Parlament
00:04 – RMV, ja cilat parti nuk arritën të fitojnë as edhe një mandat
08.05.2024
23:59 – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së
23:44 – Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e tij në LSDM
23:37 – Vuçiq i uroi fitoren Siljanovska-Davkovës
23:32 – Dimitrievski: Znam, sonte shkroi histori
23:23 – Mickoski feston fitoren: Së shpejti do të negociojmë me partitë opozitare
23:05 – Ahmeti: Duhet të respektohet vota e komunitetit shumicë në vend
22:41 – Kovaçevski: Rezultati i sotëm është zhgënjyes, LSDM-së iu dha një goditje e madhe
21:54 – Pendarovski pranoi humbjen dhe uroi Siljanovska-Davkovën
21:51 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i 70% të votave
21:28 – Partitë e Danela Arsovskës dhe Stevço Jakimovskit shumë larg fitimit të deputetëve
21:08 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i gjysmave të votave
21:05 – Prokuroria e RMV-së: Ditë e qetë e zgjedhjeve, punojmë për zbardhjen e disa denoncimeve
20:53 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i rreth 45% të votave
20:50 – Ademi: Deri tani Fronti Evropian prin me 30.000 dallim karshi opozitës
20:33 – Toshkovski: Këto ishin ndoshta zgjedhjet më të qeta dhe më demokratike që janë mbajtur ndonjëherë
20:39 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i rreth 20% të votave
20:24 – LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, ka pasur parregullsi të parëndësishme
20:17 – Ademi: Fronti Evropian do të vulosë të ardhmen e vendit
20:10 – Mucunski: BDI po shkon në opozitë, bojkoti nuk u funksionoi, cenzusi u arrit
20:05 – Mexhiti: Jemi fitues absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptar
19:00 – Janë mbyllur kutitë e votimit
18:30 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 18:30
17:46 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
17:40 – Avokati i Popullit ka pranuar 30 thirrje telefonike për shkeljen e të drejtës së votës
15:45 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
14:58 – Prokuroria në Maqedoninë e Veriut është duke hetuar disa parregullsi zgjedhore
14:00 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
13:31 – Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë, vlerësoi Policia
12:54 – RMV, OSBE po përcjell se nëse votimi po zhvillohet sipas standardeve të tyre
11:45 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
11:45 – MPB me informata për parregullsitë e regjistruara në heshtjen parazgjedhore
11:17 – KSHZ: Probleme teknike në disa vendvotime – 15 ankesa për të drejtën e votimit
10:47 – Mund të votohet edhe për president dhe për deputetë të RMV-së, ose vetëm për njërën?
10:06 – RMV, KSHZ e kumtoi daljen e votuesve deri në ora 9
10:00 – RMV, për fitore në rrethin e dytë për president nevojiten 362.864 vota
09:15 – Historiku i fituesve të zgjedhjeve parlamentare në RMV që nga 1990 deri në 2024
09:05 – RMV, shkeljet e së të drejtës së votës raportoni në këtë linjë telefonike
08:45 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024
08:25 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike
08:15 – Më shumë votues të regjistruar në këto zgjedhje parlamentare në krahasim me ato të 2020 (Infografik)
08:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
07:45 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet parlamentare në RMV 1990-2020 (Infografik)
07:25 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)
07:15 – Rezultatet e votave të numëruara të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV
07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi
07.05.2024
Heshtje zgjedhore, votuan të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora votoi vetëm për kandidatët për president
Votimi për zgjedhjet parlamentare nuk është zhvilluar në diasporë për shkak të mosplotësimit të numrit minimal të votuesve të regjistruar për të votuar që t’iu mundësohet votimi.
“Deri në orën 19:00, sipas informacioneve që marrim nga këshillat zgjedhorë, pjesëmarrja totale nga votimi jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale është 652 votues, pra 16.74 %. Bëjmë me dije se gjashtë vendvotime ku votimi është në vazhdim, nuk janë përfshirë në këtë pjesëmarrje për shkak të zonës kohore.” njoftojnë nga KShZ.
Në 14 qendrat e votimit në burgje, 2147 votues ushtruan të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale dhe 2140 votues për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend.
“Votimi atje kaloi pa probleme dhe deri në orën 19, sipas informacioneve nga këshillat zgjedhorë, votuan 1298 votues ose 60.46% e të regjistruarve për zgjedhjet presidenciale, pra 1397 votues ose 68.72 % për zgjedhjet parlamentare.” njoftojnë nga KShZ.
Gjithsej 534 votues të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtë familjar patën mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku ndodhen për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Nga totali 534 votues nga qendrat 20, 401 votuan ose 75.09 % votues për presidentin e shtetit, 400 votues nga qendrat 20 ose 74.91% votuan për zgjedhjen e deputetëve.
Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore, 8926 dmth 80.45.
Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara. Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.