Ademi: Deri tani Fronti Evropian prin me 30.000 dallim karshi opozitës

Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se nga rezultatet preliminare që kanë arritur deri tani në shtabin e Frontit Evropian nga 50% e votave të numëruara, Fronti Evropian prin me 30.000 vota dallim karshi opozitës, transmeton Portalb.mk.

“Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Në Dibër 2 me 1. Në Strugë më tepër se 2/1, në Kërçovë 5/1, në Vrapçisht më tepër se 2/1, në epërsi jemi edhe këtu në Tetovë. Me epëri jemi edhe në Gostivar. Me epërsi gjithsesi jemi edhe në Kumanovë dhe Likovë. Më vonë do të dalim me ë dhëna më të hollësishme, por nëse vazhdojmë me këtë trend, Fronti Evropian do të ketë më shumë se 20 deputetë”, tha Ademi

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)