Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 11:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

zgjedhjet parlamentare, deri në orën 11:00 kanë votuar 244.325 votues, gjegjësisht 13.66%. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 199,495 votues, gjegjësisht 13,06 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 0,60% votues më shumë.

zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 11:00 kanë votuar 222.666 votues, gjegjësisht 12.47% e votuesve.
Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 11:00 kanë votuar 229.473 votues, gjegjësisht 12.78%. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në orën 10 kanë votuar 111.051 votues, gjegjësisht 6.31 %.

Dallimi në krahasim me vitin 2019 është 6.16 % votues më shumë, ndërkaq me rrethin e parë të këtij viti është 0,29% votues më pak.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e dyfishta në RMV Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Zgjedhjet e dyfishta në RMV Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara