Reforma zgjedhore në RMV hyn në fazën e shqyrtimit të propozimeve nga partitë dhe institucionet
Grupi i punës për reforma zgjedhore sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë në Ministrinë për Drejtësi, reformë e cila ka hyrë në fazën e shqyrtimit të propozimeve. Ministria e Drejtësisë vlerësoi se ky Kod do të krijojë proces zgjedhor të drejtë, demokratik dhe të besueshëm, transmeton Portalb.mk.
“Seanca e gjashtë e Grupit të Punës për Reformat në Legjislacionin Zgjedhor u mbajt sot në Ministrinë e Drejtësisë në një atmosferë pozitive, e cila tregoi gatishmëri për të gjetur zgjidhje kompromisi”, vlerësoi Ministria për Drejtësi, duke theksuar se mbetet e përkushtuar për hartimi ne një ligji modern, funksional dhe evropian.
Në këtë fazë të reformave, do të shqyrtohen ndryshimet e propozuara, opinionet dhe vërejtjet që janë dërguar nga partitë, institucionet dhe sektori civil.
Më datë 29.03.2026 përfaqësuesit e LSDM-së në grupin punues për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk u paraqitën në takimin e katërt të këtij organi që udhëheq procesin e përgatitjes së ndryshimeve në kuadër të MD-së. Kështu, LSDM-ja në një farë mënyre shprehu dhe realizoi protestën sepse shumica e qeverisë votoi në Kuvend ndryshimet e Ligjit për Qeverinë teknike, me të cilat e ashtuquajtura “Qeveri e Przhinës” e prezantuar për zgjedhjet e vitit 2016 nuk do të ekzistojë më pas zgjedhjeve të ardhshme, si një lloj zgjidhjeje kalimtare për të dalë nga kriza e atëhershme politike.
Edhe pse ky veprim i LSDM-së u njoftua nga kryetari i partisë Venko Filipçe më 28.04.2026 dhe megjithëse reagimet fillestare nga përfaqësuesit e partive të tjera ishin se trupi punues duhet të vazhdojë me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ende nuk është e qartë nëse ky vendim i LSDM-së është i një natyre të përhershme dhe afatgjatë. Por sidoqoftë, fakt është se grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë aktualisht funksionon dhe mund të vazhdojë të funksionojë pa përfaqësuesit e LSDM-së.
Në një kontekst të tillë, pjesëmarrja e përfaqësuesve të OJQ-ve në grupin e punës në të gjitha takimet e tyre dhe njohja me të gjitha ndryshimet e konceptuara dhe të propozuara të Kodit Zgjedhor brenda grupit punues, fiton edhe më shumë rëndësi. Sepse në këtë mënyrë sektori civil do të jetë një lloj kontrolluesi i të gjithë procesit dhe do të jetë në gjendje të marrë pjesë aktive dhe vazhdimisht me propozimet e tyre.
- LEXO: Dy reforma janë në pikëpyetje deri në qershor, Qeveria do të kërkojë “mirëkuptim” nga KE
- LEXO: Proces jotransparent, organizatat dhe iniciativat civile të përfshira sa “për sy e faqe” në hartimin e Kodit Zgjedhor të ri në RMV
- LEXO: Iniciativa të pavarura në RMV kërkuan të jenë pjesëmarrëse në krijimin e Kodit Zgjedhor
- LEXO: Për të pavarurit nuk duhen vetëm dy nënshkrime, Kondarko paralajmëroi detyrime tjera