Mickoski feston fitoren: Së shpejti do të negociojmë me partitë opozitare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski shpalli fitore dhe paralajmëroi se së shpejti do të negociojë me partitë opozitare, duke shtuar se partitë LSDM-BDI është koha që të shkojnë në opozitë, transmeton Portalb.mk.

“Së shpejti do të nisim negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë me partitë opozitare. Besoj për kohë të shpejtë do ta formojmë. Sonte u dëgjova me kryetarin e Tetovës Bilall Kasamin, i cili na uroi fitoren e dyfishtë, unë atij i urova për rezultatin e jashtëzakonshëm të koalicionit Vlen. Ndërsa gjatë ditës jam dëgjuar edhe me Arben Taravarin dhe Izet Mexhitin. Presim që sa më shpejt të negociojmë”, tha Mickoski.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)