CIVIL: Shkelja e fshehtësisë së votës dhe e heshtjes zgjedhore, një vëzhgues lëshoi himnin e partisë në qendër votimi

Organizata Civili ka raportuar për shkeljet gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Nga aty thonë se në kopshtin “Pranvera” në Kozle, një vëzhguese në telefonin e saj lëshoi himnin e një partie të caktuar politike në vendvotim, pa asnjë reagim nga Këshilli Zgjedhor. Vetëm pasi e ka vënë në dukje një qytetar  KZ ka reaguar me paralajmërim, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtin vendvotim anëtarët e KZ-së thonë me zë të lartë emrat dhe komentojnë me zë të lartë nëse dikush refuzon të marrë njërën nga fletët e votimit. Kjo paraqet shkelje të fshehtësisë së votës, si dhe ndikim, pra thyerje të heshtjes zgjedhore.

Në vendvotimin 2720 në Aerodrom, anëtarët e KZ -së pyesin me zë të lartë se pse disa qytetarë nuk e pranojnë njërën nga fletëvotimet.

Por ka vende ku heshtja zgjedhore thyhet në një mënyrë tjetër.

Në Çair, në vendvotimin 2882, Sh.F. “Hasan Prishtina”, anëtar i Bordit Zgjedhor, u sugjeron votuesve që të mos pranojnë njërën prej fletëvotimeve.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 kanë votuar 552.956 votues, gjegjësisht 36,89%. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 576.576 votues, gjegjësisht 31.78 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 5.11% më shumë votues.