Kasami: Fitorja iu dedikohet qytetarëve, nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit VMRO-Vlen
Bilall Kasami, njëri nga liderët e koalicionit Vlen tha se fitorja është absolute dhe se për këtë merita të mëdha ka edhe diaspora shqiptare, të cilët erdhën dhe bënë ndryshimin. Ai tha se ende nuk e kanë përllogaritur se sa deputetë do të kenë, pasi ende presin rezultat, por tha se është i bindur që fitorja është në anën e tyre, transmeton Portalb.mk.
“Koalicioni Vlen është fitues absolut dhe për këtë falënderojmë diasporën, të cilët erdhën dhe bënë ndryshimin. Me këtë, ata edhe njëherë treguan se janë faktori vendimtar dhe në këtë rast ne i falënderojmë në emër të çdo vote të marrë. Ne e kthyem rezultatin në të gjitha qendrat kryesore shqiptare dhe në të gjitha vendet ku shumicë absolute kanë qenë shqiptarët. Gjithë atyre që kanë qenë të shantazhuar, të kërcënuar nga BDI, ju themi se nga nesër janë të lirë. Kjo fitore iu dedikohet shqiptarëve dhe urojmë që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së”, tha Kasami.
Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata: