Pendarovski pranoi humbjen dhe uroi Siljanovska-Davkovën

Presidenti tashmë në largim Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen karshi Gordana Siljanovska Davkovës. Ai tha se procesi zgjedhor ishte ashtu siç meriton një vend që negocion me BE-në rezultatet dhe i uroi fitoren Siljanovskës, transmeton Portalb.mk.

“Ideja ime për një Maqedoni evropiane nuk kaloi. Fatkeqësisht që shumë njerëz nuk e morën sot fletën e votimit dhe nuk votuan për presidentin e vendit. Nuk kam çfarë të them më shumë, përveç se çfarëdo që të ndodhë sot, rezultatet janë të qarta. Qindra mijëra qytetarë tanë u penguan të votonin për president. Prandaj edhe një herë i përgëzoj fituesit. Koncepti im për Maqedoni multietnike i integruar plotësisht në strukturat euroatlantike sot për fat të keq nuk fitoi mbështetje në shumicë nga qytetarët. Megjithatë unë jam thellë i bindur se vetëm ashtu Maqedonia mund të jetë shtet prosperitar dhe demokratik”, tha Pendarovski.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)