Prokuroria në Maqedoninë e Veriut është duke hetuar disa parregullsi zgjedhore

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar hetimi i disa rasteve nga Prokuroria Themelore Publike për disa parregullsi zgjedhore që kanë ndodhur deri më tani, megjithatë Prokuroria vlerësoi që procesi po shkon i qetë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së djeshme, tashmë kemi informuar, se pas padisë në PTHP Veles, në lidhje me dyshimet për shitblerje të votave dhe gjetjen e armëve dhe municionit, është formuar lëndë në PTHP Veles për dy persona”, theksoi Prokuroria.

Prokuroria vlerësoi që deri në këto momente procesi zgjedhor është zhvilluar qetë dhe pa ndonjë problem të madh. Ata i kanë ftuar qytetarët që të paraqesin parregullsitë në adresën [email protected]

“Njoftime për dyshimet për shitblerje të votave janë pranuar edhe në Ohër dhe Kriva Pallankë, ndërsa deri në këtë moment për këto ngjarje nuk është paraqitur kallëzim penal deri te prokuroritë përgjegjëse” njoftoi Prokuroria, duke theksuar që në momentin që do të paraqitet kallëzim penal, prokuroria menjëherë do të fillon hetimet.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues.