Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)

Gordana Siljanovska Davkova, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale u zgjodh presidentja e parë grua në historinë e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej mbi 300 mijë vota nga kundër kandidati i saj, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave, në infografikun më poshtë shihet sa vota mori secili kandidat dhe dallimi.

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE RMV 2024
REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE RMV 2024

Kujtojmë që Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova garuan me njëri tjetrin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2029, ku aso kohe Pendarovski fitoi.

Në këto zgjedhje presidenciale votuan gjithsej  861.218 qytetarë në 3,508 qendra të votimit.

Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 47,47%.

Fletëvotime të vlefshme ishin 812.899, ndërsa të pavlefshme 48.289.

Kështu votuan komunat me popullatë shqiptare.

Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024
Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024

Së bashku me zgjedhjet presidenciale u mbajtën edhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, ku nga paritë maqedonase fituese doli koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa nga ato shqiptare koalicioni Fronti Evropian e udhëhequr nga BDI.

Dalja në komunat shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të presidencialve 2024