Siljanovska: Nuk është koha për mburrje dhe triumfalizëm, duhet të sillemi me përgjegjësi në politikë

Duhet të fillojmë të kuptojmë dhe të njohim njëri-tjetrin. Në vend të vetos, le të promovojmë mbështetjen. Nuk është koha për triumfalizëm, por për punë dhe përgjegjësi. Këtë e theksoi kandidatja për presidente nga radhët e VMRO DPMNE-së në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

“Sinqerisht pyes veten për disa orë se si e kam merituar këtë nder, e di që jam përgatitur, e di që i jam përkushtuar fushatës, e di që kam folur atë që kam menduar dhe jo atë që dikush ka pritur të dëgjojë, çmimi është i paçmuar për mua”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo shtoi se treguan imunitet civil, rezistencë ndaj sulmeve, theksoi se është e lumtur dhe do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat kombëtare.

“Të bësh thirrje për bojkot është presion partiak dhe politik, të shkosh nëpër shtëpi me lista është edhe presion politik dhe partiak, kështu që qytetarët, pavarësisht nga pozita etnike, fetare, sociale dhe çfarëdo pozicioni, kanë guxuar të dalin dhe t’ia japin votën atij që duan”, tha Siljanovska Davkova.

Unë jam krenare për gazetarët, qytetarët dhe njerëzit që morën pjesë në garën zgjedhore, përfundoi Siljanovska.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)