Më shumë votues të regjistruar në këto zgjedhje parlamentare në krahasim me ato të 2020 (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut. 

Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet parlamentare deri më tani.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 votues.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, këtë vit kemi 1.087 votues më shumë.

Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024
Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024

Siç mund të shihet, numri më i vogël i votuesve, për herë të parë është shënuar pas instalimit të pluralizmit politik me ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, kur u mundësua formimi i partive politike, dhe votuesit e Republikës së atëhershme Socialiste të Maqedonisë për herë të parë patën mundësi të votojnë në zgjedhjet shumë-partiake të vitit 1990 në koherencë me gjashtë republikat tjera në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, atëherë kishte 1,339,021 votues të regjistruar.

Deri në mileniumin e ri, numri i votuesve është rritur për rreth 1/5, përkatësisht në zgjedhjet e vitit 2002 në total kishte 1,664,296 votues.