MPB me informata për parregullsitë e regjistruara në heshtjen parazgjedhore

Nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes kumtesës informuan se dje (07.05.2024), E.D. nga Kërnjevo ka denoncuar se në shtëpi kanë ardhur nga KSHZ-ja me qëllim që gjyshi i tij ta realojë të drejtën e votës në vendvotimin 2828, njofton Portalb.mk.

E.D. ka dyshuar se nuk kanë qenë personat nga KSHZ-ja për shkak se paraprakisht nuk kanë qenë të njoftuar dhe është dashur të vijnë pesë persona. SPB Shkup po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhje të rastit”, thuhet në kumtesë.

MPB-ja informoi se dje në koordinim me PTHP Kumanovë janë ndërmarrë aktivitete lidhur me një ngjarje ku një person nga Kriva Pallanka disa qytetarëve nga Kriva Pallanka u ka dhënë bono për derivate në pompa të benzinave.

“Është kryer bastisje në hapësira në pompa të benzinave, ku në praninë e J.J. dhe M.Gj. janë gjetur pesë bono për derivate në vlerë prej nga 1.000 denarë me datë 08.05.2024 dhe një bono për derivate në vlerë prej nga 2.000 denarë, gjashtë llogari fiskale, ndërsa në çantën të cilën e ka pasur i punësuari janë gjetur dy bono për derivate në vlerë prej nga 1.000 denarë dhe llogari fiskale.Në hapësira e SP Kriva Pallankë janë thirrur B.S., S.M., M.Gj. dhe M.D., të gjithë nga Kriva Pallanka për shkak të realizimit të bisedës zyrtare dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, thuhet në kumtesë.

Dje në ora 18:25, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, A.K. (24) nga fshati Strimnicë ka denoncuar se janë dëmtuar dy banerë me material reklamues nga një parti politike të cilët kanë qenë të vendosur në rrethin qarkor nga rruga “V.S.Bato” me rrugën “Marshal Tito” në Tetovë.

Në polici mbrëmë në ora 22:10, C.T. nga Negotina ka denoncuar vepër penale “lëndim të lirisë të përcaktimit të zgjedhësit”, të kryer nga L.R. nga Negotina. Sipas asaj që ka denoncuar, rreth orës 20:17, C.T. ka marrë thirrje telefonike nga L.R. për mbështetje për votim, për çka C.T. i është përgjigjur negativisht. Pastaj L.R. i ka theksuar C.T. se ka marrë mbështetje IPARD, pas çka e ka ndërprerë thirrjen.

Në afërsi të vendvotimit 1180 në SHF “Hristijan Todorovski-Karposh” në fshatin Dragomance, Komuna Nagoriçani i Vjetër është vërejtur se janë hedhur fletëpalosje nga një parti politike. Fletëpalosjet, siç thuhet, janë hequr.

“Gjatë heshtjes zgjedhore janë denoncuar edhe disa raste për gjoja agjitim dhe ofrim të ryshfetit, por pas masave të ndërmarra nga ana e nëpunësve policor ato deri tani nuk janë konfirmuar”, qëndron në kumtesën nga MPB-ja.