Toshkovski: Këto ishin ndoshta zgjedhjet më të qeta dhe më demokratike që janë mbajtur ndonjëherë

Ndoshta në Republikën e Maqedonisë janë mbajtur zgjedhjet më paqësore dhe më demokratike që janë mbajtur ndonjëherë, sidomos nga pikëpamja e sigurisë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.

Ai vlerësoi se gjatë gjithë ditës nuk ka pasur shkelje të rënda të procesit zgjedhor.

Ai falënderoi policët, qytetarë të cilët, siç tha, treguan se ne e meritojmë të jemi pjesë e familjes evropiane, vëzhguesve dhe gazetarëve.

Zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev theksoi se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të drejtë demokratike dhe të lirë.

“Policia ishte në detyrë dhe krijoi të gjitha parakushtet për një akt demokratik. Urime Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Urime qytetarëve që nuk iu nënshtruan presionit dhe mediave për transparencë”, tha Bojmacaliev.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)