Bekim Neziri në liri, por pa pasaportë, Apeli e pranoi ankesën ta lirojë nga paraburgimi shtëpiak

Vazhdoi drejtësia ping-pong për sulmin që ndodhi në M-NAV. Në qendër është udhëheqësi i grupit që shkaktoi parregullsi te kontrolli i fluturimeve, Bekim Neziri, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. Prej kur gjykatësi i procedurës paraprake nuk e pranoi kërkesën e prokurorit për paraburgim, Këshilli Penal e vendosi në paraburgim shtëpiak, ndërsa Apeli tani e pranoi ankesën e tij dhe e liroi.

Në anën e tij u pozicionua edhe Prokuroria e Lartë Publike. Të gjithë janë të mendimit që nuk ka dëshmi të mjaftueshme që koordinatori i BDI-së në Çair, Neziri edhe një tjetër i dyshuar të mbrohen në liri. Sipas vendimit të Apelit, të akuzuarit nuk do të përsërisin veprën dhe nuk do të ndikojnë te dëshmitarët.

Almir Ramdedoviq gjithashtu nuk ka nevojë të jetë akoma në shtëpi. Ai është i dyshuari se e ka ngritur traun, si pjesë e sigurimit në kompaninë “2SS”, ndërsa Apeli e ka kthyer në liri dhe i ka marrën pasaportën.

Për të dyshuarit e tjerë, gjykata, gjithashtu, fillimisht nuk ka caktuar masën e paraburgimit, për këtë këshilli penal i ka caktuar arrest shtëpiak.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore Penale e RMV-së caktoi masë paraburgimi shtëpiak për Bekim Nezirin dhe personat tjerë të përfshirë në rastin e sulmit në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit, SH.A ‘’M-NAV’’. Tre inspektorë nga Inspektorati shtetëror i punës (ISHP) hynë në M-NAV dhe filluan me mbikëqyrjen inspektuese.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Qeveria me kërkesë të Sindikatës shkarkoi drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV zyrtarizoi shkarkimine drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre emëroi Hekuran Asanin dhe Milan Koraq. Me shkarkimin e drejtorëve u ndalua greva e paralajmëruar dhe kërcënimi për mbylljen e hapësirës ajrore nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.