Tragjedi në Gjermani, avioni u rrëzua mbi autostradë, dy persona humbin jetën

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gjermani, ku një avion i vogël është rrëzuar mbi autostradën A2, në verilindje të qytetit të Magdeburgut, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, raporton Euronews.

Sipas policisë gjermane, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:48, në segmentin rrugor mes Burgut dhe zonës së pushimit Krähenberge.

Menjëherë pas përplasjes me rrugën, avioni është përfshirë nga flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.