RMV, shefat e inxhinierëve në kontrollin ajror dhanë dorëheqje, pasi u punësuan kandidatë pa test përzgjedhjeje

Përzgjedhja e kandidatëve për pjesën inxhinierike të Kontrollit të Trafikut Ajror në M-NAV ka dështuar, pasi kandidatët që kaluan shpalljet e diskutueshme për pjesën inxhinierike u shpëtuan testeve të përzgjedhjes. Për shkak të kësaj, mbrëmë të gjithë inxhinierët kanë dorëzuar dorëheqjet nga pozitat e instruktorit drejtues, ndërsa përkrahësi më i madh i tyre dhe i pari që e ka nënshkruar njoftimin është njëri nga tre drejtorët e M-NAV, Lube Stamenkovski, transmeton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë që një drejtor, anëtar i Bordit Drejtues (BD) të M-NAV, qëndron në anën e një sindikate në M-NAV, në të cilin Agjencia në pronësi të Qeverisë, gjegjësisht shtetit, për dy vitet e fundit kontrollorët dhe pjesa teknike kanë luftuar me arbitraritetin e menaxhmentit të udhëhequr nga drejtori kryesor Fahrudin Hamidi, kryesisht rreth punësimit të kuadrove partiake dhe joprofesionale përkatëse përmes shpalljeve të dyshimta.

Kolegjiumi i ekspertëve të teknikës së aviacionit të enjten e informoi Drejtorin menaxhues të M-NAV-së, i përbërë nga drejtorët Fahrudin Hamidi, Hasim Deari dhe Ljube Stamenkovski, se përzgjedhja e kandidatëve të cilët janë përzgjedhur me shpejtësi në konkursin e fundit të shpallur dy javë më parë, për pozicionet e 5 inxhinierëve dhe dy teknikëve.

Më herët, autoritetet drejtuese në teknikën e aviacionit hartuan pyetje rreth njohurive bazë paraprake të kandidatëve, për të parë se cili prej tyre mund të vazhdojë më tej trajnimin, pra të punësohet. Pas këtyre intervistave, ata duhet të kishin zhvilluar një intervistë gojore me secilin nga kandidatët, për të përzgjedhur ata me rezultatet më të mira për punësim në një fushë nga e cila varet drejtpërdrejt siguria e trafikut ajror, sipas kushteve në shpallje.

Kur i panë pyetjet, kandidatët thanë “Ne nuk e dimë këto!”, më pas pranuan që të mos përgjigjen.

Kolegjiumi profesional me këtë shkresë ka kërkuar nga drejtori Fahrudin Hamidi që këta kandidatë të mos punësohen pa kontrolluar njohuritë e tyre paraprake. Megjithatë, nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e Bordit të Drejtorëve të M-NAV. Jo vetëm që nuk u anulua shpallja dje (29 dhjetor), por u bë e ditur se kandidatët që refuzuan testin përzgjedhës në fakt tashmë ishin punësuar.

Dje me një njoftim të ri zyrtar të Bordit të Drejtorëve të M-NAV-së të kryesuar nga Hamidi, dorëheqje nga pozitat drejtuese të mësimdhënësit dhe instruktorit kanë dhënë: njëri nga tre drejtorët, Ljube Stamenkovski, i cili është edhe instruktor, pastaj shefat për informim dhe teknologjitë e mbikëqyrjes, shefi i departamentit për sistemet e mbikqyrjes, udhëheqësi i departamentit për sistemet e navigimit, shefi i sistemeve të energjisë elektrike dhe shefi i departamentit për teknologji të aviacionit Ohër.

Në të njëjtin njoftim, renditen dorëheqjet e dy instruktorëve në Departamentet e Teknologjive të Informacionit dhe Vëzhgimit, si dhe instruktorit të Departamentit të Komunikimeve.

Deri në orët e vona të mbrëmjes janë zhvilluar negociata me drejtorin Fahrudin Hamidi, në një situatë ku kolegu i tij, drejtori Ljube Stamenkovski ka marrë anën e sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror, përkatësisht inxhinierëve dhe instruktorëve që kërkojnë anulimin e shpalljes në tërësinë e saj.

Drejtori i M-NAV Fahrudin Hamidi nuk u është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të Sdk.mk lidhur me “tërmetet” e fundit në M-NAV.

Kujtojmë se një javë më parë, Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror pranë M-NAV pranoi të shtyjë grevën që kishte paralajmëruar nga 31 janari në 2 shkurt, pikërisht në kohën e Vitit të Ri, pikërisht për shkak të këtyre shpalljeve të paligjshme, dy prej të cilave zgjatën vetëm dy ditë secila, që t’i shohin vetëm ata që duhet të punësohen.

Nën mentorimin e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe me premtimin e tij dhe drejtorit Hamidi se do të ndiqet procedura ligjore për përzgjedhjen e rreptë të kandidatëve që kanë kaluar konkurset, përfshirë edhe këtë për 5 inxhinierë dhe dy instruktorë, Sindikata tërhoqi vendimin për grevën e Vitit të Ri.