Hekuran Asani, propozimi përfundimtar i Qeverisë së RMV-së për drejtor të ri të M-NAV

Edhe pse Qeveria e Maqedonisë së Veriut paraprakisht për MIA-n deklaroi që Ilir Mehmedin e ka propozuar për drejtor ekzekutiv të M-NAV, pastaj më vonë informuan se në atë funksion kanë propozuar Hekuran Asanin, njofton Portalb.mk.

Qeveria në sencën e sotme i ka propozuar Këshillit mbikëqyrës të Shoqatës aksionare në pronësi shtetërore për ushtrim të veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacioniot ajror “M-NAV” SH.A. Shkup që t’i shkarkojë Fahrudin Hamidin nga funksioni kryetar e Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv dhe Lube Stamenkovskin nga detyra anëtar i Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekzutiv.

Qeveria njëherit i ka propozuar Këshillit mbikëqyrës të SH.A. “M-NAV” Shkup që në pozitën kryetar i Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv ta emërojë Hekuran Asanin, ndërsa për anëtar të Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv ta emërojë Millan Koraqin.

Hekuran Asani është i punësuar në SH.A. “M-NAV” Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 i ushtron detyrat e kontrollorit të fluturimit. Në vitin 2010 ka marrë licencën për kontrolor ekzekutiv, ndërsa nga viti 2021 është njëherit edhe instruktor për sferën e kontrollit të fluturimeve (OJTI). Hekuran Asani si i punësuar në M-NAV dhe kontrollor shumëvjeçar i fluturimit, njëheri e ushtron edhe funksionin e supervizorit të kontrolit të fluturimit.

Millan Koraq në pozitën drejtor ekzekutiv në M-NAV vjen nga pozita udhëheqës-instruktor për elektroenergjetikë në SH.A. “M-NAV” Shkuo. Koraq para pozitës në M-NAV, 14 vite ka qenë i punësuar në Agjencinë për Aviacion Ajror, në pozitën udhëheqës-instruktor për elektroenergjetikë në Sektorin për teknikë ajrore. Millan Koraq ka më shumë se 25 vite përvojë pune në sferën e aviacionit.

Qeveria i rekomandoi Agjencisë për Aviacion Ajror të vazhdojë me aktivitetet e filluara të cilat dalin nga mbikëqyrja e realizuar e jashtëzakonshme inspektuese për onfirmim të gjendjeve rreth sigurisë së komunikacionit ajror dhe për të njëjtën ta informojë Ministrinë resore dhe Qeverinë.

Qeveria e detyroi Inspektoratin e Punës të realizojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për punën e organizatave sindikale në kuadër të “M-NAV” SH.A. – Shkupdhe për të njëjtën ta informojë Qeverinë.

Shkarkimi i drejtorëve të deritanishëm kishte qenë kërkesë e Sindikatës së të punësuarve në M-NAV të cilët kishin kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh, do të bëjnë grevë duke mbyllur hapësirën ajrore mbi Shkup.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se shkarkimi i drejtorëve të M-NAV nuk mjafton.

Ndërkohë, në M-NAV sot ka hyrë Policia financiare. Nga atje për mediat njoftojnë se do të bëjnë kontrolle për të parë a ka dyshime për vepra penale në procedurat financiare.

Pakënaqësitë në M-NAV vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Me gjasë nuk do të ketë edhe bllokim të fluturimeve, pasi Sindikata tha se nëse nuk shkarkohen drejtorët do të ketë bllokim, por meqë janë shkarkuar, kjo pritet të mos ndodhë.

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, tregojnë se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme në Qeveri, përveç servilitetit”, tha paraprakisht Tasevski.

Zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet edhe nga dorëheqjet, paralajmëroi ai. Nëse drejtorët nuk shkarkohen nga detyra, sindikata bëri të ditur se nuk ka zgjidhje tjetër përveç bllokimit të fluturimeve mbi Shkup nga e mërkura (10 janar), kryesisht për sigurinë e pasagjerëve.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Por sulmi i 4 janarit u konsiderua më seriozi, i cili ndodhi nga të dyshuarit në krye me Nezirin, në Navigacionin e Maqedonisë, pasi kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski më 4 janar mbajti konferencë për shtyp së bashku me kontrolluesit e tjetë të fluturmeve, duke informuar se anëtarët e Sindikatës janë nën presion të shtuar nga menaxhmenti i M-NAV për shkak të kundërshtimit të sindikatës lidhur me shpalljen e fundit për punësime.

Nuk është hera e pare që Bekim Neziri sulmon të punësuarit në këtë institucion, ai në vitin 2010 ka rrahur edhe një kontrollor të trafikut ajror. Më 5 janar, Neziri së bashku me tre të tjerë në pranga u dërgua në Gjykatën Themelore Penale, por nuk iu shqiptua masa e paraburgimit.