RMV, Antikorrupsioni do të publikojë listë të institucioneve dhe funksionarëve të cilët kanë paguar gjobë dhe nuk kanë dorëzuar dokumente

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska informoi se funksionon softueri për dorëzim elektronik të listave anketuese dhe në këtë drejtim apeloi deri te të gjithë bartësit e funksioneve publike në formë elektronike të dorëzojnë listë anketuese, njofton Portalb.mk.

Ivanovska sonte në “Top Tema” në Televizionin Telma porositi përbërjen e re të KSHPK-së se është më e rëndësishme që të vazhdojnë me përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, pastaj të përfundohen projektet e filluara, të funksionojnë qendra trajnuese dhe qendra analitike, por, theksoi, nevojitet të bëhet edhe sistematizim i ri në pajtueshmëri me kompetencat.

Ajo mes tjerash theksoi se me 80 përqind të institucioneve KSHPK ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por kanë ekzistuar edhe institucione të tilla, që nuk ua kanë dorëzuar dokumentet edhe krahas kërkesave të tyre.

“Kanë paguar gjobë, urdhërpagesë kundërvajtëse dhe sërish nuk dorëzon dokumente. Që të mos harrojmë dikë, do të përpilojmë listë dhe në seancën e fundit të KSHPK-së do ta publikojmë në ueb-faqen tonë. Do të jetë interesante për mediat se cilat janl ato institucione, por edhe bartës të funksioneve të cilët kanë paguar gjobë dhe sërish nuk kanë dorëzuar listë anketuese ose dokumentet që i kemi kërkuar”, tha Ivanovska.

Në seancën e fundit, siç paralajmëroi, do të referohet mes tjerash për rastet “Lotaria” dhe “Behtel dhe Enka”.

“Rasti ‘Behtel dhe Enka’, siç e dini është i prientuar drejt zgjdhjes së mbikëqyrjes. Për ‘Behtel dhe Enka’-n filluam të reagojmë që në fillim me miratimin e Ligjit në Kuvend, reaguam, dhamë iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese që na hodhi poshtë, vazhdimisht kishim qëndrimin tonë, ndërsa e fundit që ndodhi ishte zgjedhja e mbikëqyrjes, në çka u koncentruam dhe këtë do ta zbardhim”, paralajmëroi Ivanovska.

Sipas saj, nuk është kuptuar seriozisht lufta kundër korrupsionit. Korrupsioni është gurë i rëndë, theksoi Ivanovska dhe dërgoi mesazh se duhet që shumë institucione të veprojnë.

Lidhur me ligjshmërinë e balancuesit dhe punësimet në administratë, ajo theksoi se po përgatisin iniciativë për të dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese.

“Iu drejtuam qeverisë me kërkesë që të na analizojë se si është zbatuar ligji deri tani, për shkak se në ligj ka dispozita të cilat thonë se nën atë ligj bëjnë pjesë ata persona të cilët kanë qenë të  punësuar deri në vitin 2019 dhe ata kanë të drejtë të merren më tej në organet e tjera. Kërkuam edhe informata plotësuese  nga Ministria për Sistem Politikse si ka shkuar shpërndarja e të punësuarve në institucione të tjera, por nuk morëm përgjigje edhe krahas asaj që u drejtuam me urgjencë për tekst të përkthyer”, tha Ivanovska.

Në pyetjen se si do të kalojë iniciativa para Gjykatës Kushtetuese, ajo bëri krahasim se edhe për “Behtel dhe Enka”-n është dhënë iniciativë për të cilën “ishim të bindur se Gjykata Kushtetuese duhet ta pranojë iniciativën dhe ta pezullojë ligjin special që u miratua atëherë, por Kushtetuesja veproi në mënyrë të kundërt”.

“Tani kemi pak shpresë për shkak se edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese doli me qëndrim të saj, shpresoj se Gjykata Kushtetuese do ta luajë rolin e saj ashtu sip duhetpër shkak se balancuesi të gjithë na bën problem. Konkretisht në institucionin tonë në shpallje paraprake kishim kandidat i cili për pesë minuta është ndjerë si pjesëtarë i tre nacionaliteteve, ashtu siç janë kërkuar për vendet e punës ashtu edhe ai është ndjerë. Këtë lëndë Prokuroria Publike e hodhi poshtë”, tha Ivanovska.

Në pyetjen për ngjarjet aktuale në M-NAV, duke i përfshirë edhe çështjet për punësimet, Ivanovska tha se nuk do t’i kishte vendosur nën pikëpyetje lidhjet farefisnore, por merit sistemin – të vlerësohet cilësia dhe kompetenca e një personi pa ndikime. Ovanovska informoi se KSHPK nuk mund të hapë lëndë për M-NAV për shkak se janë nga fundi i mandatit, por tani vetëm po i mbyllin lëndët tashmë të hapura.