U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 në RMV, gjithçka që ndodhi
Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Kutitë e votimit u hapën në ora 07.00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash morën pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garuan 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kishin të drejtë vote, shkruan Portalb.mk.
Më poshtë mund të ndiqni të gjitha zhvillimet e ditës së zgjedhjeve (19.10.2025) dhe ditës pasuese (20.20.2025) minutë pas minuti. Klikoni linkun për të lexuar detajet për secilin titull.
20.10.2025
21:15 – Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)
20:50 – ODIHR e vlerësoi procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, raportoi edhe parregullsi ligjore
20:19 – Taravari tregoi se dy kandidatët e tij përsëri do të shkojnë në zgjedhje
19:19 – Ky është numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut
18:15 – VLEN-i kërkoi largimin e Ali Ahmetit
18:33 – U rrit përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillin e Butelit, për herë të parë 8 këshilltarë shqiptar
18:10 – VLEN në Qytetin e Shkupit do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në në raundin e dytë
16:35 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 99.9% të votave të rrethit të parë (Infografik)
16:20 – ASHMAA evidentoi edhe dy media të tjera për mosrespektim të heshtjes zgjedhore
15:00 – Listat e pavarura fituan mbi 58 mijë vota dhe janë forca e pestë politike në zgjedhjet lokale
14:05 – AKI humbi 23.444 vota, VLEN-i 15.695
14:00 – Kaq vota morën koalicionet për këshillat komunal në zgjedhjet lokale
13:40 – Vetëm një grua u zgjodh kryetare komune në raundin e parë, tre do të garojnë në raundin e dytë
12:10 – Rezultatet për Këshillin Komunal në Tetovë: Rikthehen MMPT, Levica për herë të parë me këshilltar
11:20 – Kush fitoi dhe kush humbi në komunat me shumicë shqiptare në RMV
09:30 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 99% të votave të rrethit të parë
01:50 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 96% të votave të rrethit të parë
00:33 – Erkan Arifi e fitoi mandatin e tretë në Komunën e Likovës: do ta bëj komunën edhe më të mirë
00:04 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 85% të votave të rrethit të parë
00:03 – Dimitrievski: Kam fituar aq vota sa të gjashtë kandidatët e tjerë së bashku
19.10.2025
23:47 – Kasami: Kemi fituar me 4000 vota diferencë
23:20 – Mickoski: Fituam në mbi 30 komuna që në rrethin e parë, për Strumicën pritëm 20 vjet
23:17 – Filipçe: Ky nuk është një rezultat i keq, kemi rritje të votave në disa komuna
23:17 – Bujar Osmani pranoi humbjen dhe uroi Izet Mexhitin: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve
23:11 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 75% të votave të rrethit të parë
22:53 – VLEN: Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur
22:31 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 60% të votave të rrethit të parë
22:20 – Visar Ademi pas zgjedhjeve në Gostivar: Nuk arrita t’i bind qytetarët e zhgënjyer
22:00 – E Majta akuzoi për parregullësi zgjedhore
21:50 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 45% të votave të rrethit të parë
21:30 – VMRO shpalli fitore në 18 komuna, pret fitore edhe në disa të tjera në rrethin e dytë
21:27 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 35% të votave të rrethit të parë
21:27 – LSDM: Jemi në epërsi dhe presim fitore në shtatë komuna
21:12 – Lokalet në RMV, ministri i Brendshëm: Janë arrestuar 11 persona
21:00 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 23,5% të votave të rrethit të parë
20:50 – Mexhiti shpalli fitoren në Çair dhe Tetovë: E çuam në pension Ali Ahmetin
20:32 – AKI: Që në rrethin e parë fituam në Likovë dhe Pllasnicë
20:02 – KSHZ: Tri komuna nuk e plotësojnë censusin për kryetar
19:50 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
19: 28 – VLEN: Presim fitore që në rrethin e parë në Çair, Tetovë, Saraj dhe komuna të tjera
18:00 – Ndalimi i dy personave në Çair, MPB: U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor
17:30 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
17:20 – Qëndruan aty edhe pas votimit, Policia dha detaje për ndalimin e dy personave në Çair
17:10 – U ndërpre votimi me aparatin biometrik në Karposh, procesi vazhdon me metodën tradicionale
16:53 – MPB: Dy persona u arrestuan në Prilep për ryshfet gjatë votimit
16:00 – Parregullsi zgjedhore: Kandidatët e pavarur mbetën pa logo në Qendër
15:47 – Të gjitha autoritetet zgjedhore duhet të ndjekin udhëzimet e KSHZ-së dhe të mos pengojnë mediat
15:45 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
15:41 – CIVIL: Fillimi i qetë i zgjedhjeve, heshtja zgjedhore dhe qasje në vendvotime mbeten sfida
15:02 – Dy media në Maqedoninë e Veriut nuk e respektuan heshtjen parazgjedhore
14:40 – Policia e RMV-së në mesditë raportoi për parregullsitë zgjedhore
13:48 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
13:12 – RMV, Prokuroria raportoi për disa parregullsi në procesin zgjedhor
11: 45 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 11:15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
11: 15 – Toshkovski: Dje janë konstatuar katër raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore
10:18 – KSHZ: Deri në ora 9:15 kanë votuar 3,0 përqind, dalja më e ulët në komunat me shumicë shqiptare
09:30 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 9 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021
08:15 – RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme
07:50 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
07:40 – Si zgjidhet kryetari i komunës në rrethin e parë?
07:30 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
07:20 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)
07:00 – Filloi votimi. Të drejtë vote kanë 1.824.864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani.
Heshtje zgjedhore
Heshtja zgjedhore është në fuqi ende, ajo fillon një ditë para zgjedhjeve.
Heshtja mbaron në ora 19, kur mbyllen kutitë në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm
Dje, 18 tetor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale, deri në orën 20:30 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 7935 votues.
Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë ushtruar 1400 votues.
Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, deri në orën 18:30 kanë votuar 297 votues.
Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.
Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Rezultati i 2021
Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Të drejtë votimi kishin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në rrethin e parë dalja e votuesve ka qenë 50.57%, ndërkaq në rrethin e dytë 50.69%.
Gjatë katër viteve të fundit, numri më i madh i vendeve të kryetarëve të komunave (42) i përkasin koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Kryetarët e komunave të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) drejtuan 16 komuna, ndërsa kryetarët e mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) drejtuan 11. Koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës fitoi 2 mandate të kryetarëve, BESA – 2, dhe koalicioni LDP/DOM, PDSH dhe GROM nga një. Tre vende të kryetarëve të komunave u fituan nga kandidatë të pavarur.
Në këshillat komunalë mbizotëroi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi 469 vende të këshilltarëve, koalicioni i LSDM-së – 402, ndërsa BDI – 167. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishte 81 këshilltarë, E Majta (Levica) – 49, BESA – 36, ndërsa koalicioni i DOM-it dhe LDP-së – 29 këshilltarë. Kandidatët e pavarur u përfaqësuan me gjithsej 67 vende të këshilltarëve.