Arkin Jahiji e mori detyrën e të parit të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiji mori edhe zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithë banorëve pa dallim të përkatësisë etnike apo partiake, transmeton Portalb.mk.
“Do të jem kryetar i komunës i cili do të respektojë çdo banor të komunës së Bërvenicës, çdo qytetar, pa dallim etnie, partie apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha Jahiji.
Jahiji bëri të ditur se gjatë mandatit të tij do të hapen edhe dy zyra të reja, ajo për mërgimtarët dhe zyra për ndihmë juridike falas.
“Vizioni im gjithnjë ka qenë për një komunë më të zhvilluar, funksionale, e cila do të krijojë vende të reja të punës. Një komunë për fëmijët, familjet, një komunë për fshatra me perspektivë dhe një komunë që do të ketë qeverisje të përgjegjshme. Komunë që do të ketë risi zyrën për mërgimtarë dhe zyrën për ndihmë juridike falas”, u shpreh Jahiji.
Në Komunën e Bërvenicës më 1 nëntor u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, ku fitoi Arkin Jahijin. Qytetarët zgjodhën midis dy kandidatëve më të votuar nga rrethi i parë që u mbajt para dy javëve.
Arkin Jahiji nga AKI mori 4.442 vota kurse Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE mori 4.177 vota.