Gostivari nuk e plotëson censusin për rreth 25 vota, KSHZ pret procesverbalet për konstatim definitiv

Gostivari nuk e ka plotësuar censusin sipas rezultateve në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga KSHZ, për Portalb.mk, thonë se presin procesverbalet për të ditur definitivisht nëse mbetet e njëjta situatë.

“Presim të shohim sipas procesverbaleve si do të jetë, nëse është e njëjta situatë, atëherë për diku rreth 25 vota s’ka cenzus”, thuhet në përgjigjen e KSHZ-së.

Censusi nuk u plotësia edhe në te komuna të tjera për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, përkatësiht në Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, ku do të ketë përsëritje të votimeve.