Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të teta lokale në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 44 kryetarë komunash, në raundin e parë VMRO-DPMNE ka fituar 33 kryetarë komunash që në rrethin e parë, VLEN 5, AKI 3 dhe LSDM 3. Rreth të dytë do të ketë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në 4 nuk është arritur cenzusi, shkruan Portalb.mk.

VMRO-DPMNE ka kryetarë komunash në 33 komuna edhe atë: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novo Sella, Ohri, Petrovec, Pehçeva, Prilep, Radovish, Resnja, Sveti Nikolla, Sopishte, Strumicë, Shtip, Staro Nagoriçan.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni VLEN u zgjodhën: Izet Mexhiti në Çair, Blerim Sejdiu në Zhelinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamet Elmazi në Saraj dhe Daut Beqiri në Haraçinë.

Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni AKI u zgjodhën: Erkan Arifi në Likovë, Suat Shaqiri në Çashkë, Alija Jaoski në Pllasnicë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) fitoi në tre komuna, Bogdanc, Kriva Pallankë, Krivogashtan.

Zgjedhjet dështuan në katër komuna, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë pasi nuk u arrit censusi të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime. Në Gostivar cenzusi nuk u arrit për rreth 20 vota.

Rreth të dytë do të ketë në komunat: Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Zrnovc, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenica, Makeonski Brod, Mogila, Negotinë, Probishtip, Rankovc, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare.

Për më shumë mund ta ndiqni hartën e përgatitur nga Portalb.mk se kush në cilat komuna fitoi.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në rrethin e dytë më 2 nëntor  në komunat me shumicë shqiptare do të përballen: 

Bliall Kasami (VLEN) dhe Bajram Rexhepi (AKI) në Tetovë. 

Fisnik Mela (VLEN) dhe Ramadan Imeri (i pavarur) në Dibër. 

Arsim Dalipi (AKI) dhe Mendi Qyra (i pavarur, i përkrahur nga VLEN) në Strugë. 

Fatmir Dehari (AKI) dhe Aleksandar Jovanovski (VMRO-DPMNE) në Kërçovë 

Ejup Abazi (AKI) dhe Azem Sadiki (i pavarur) në Studeniçan. 

Besnik Emshi (AKI) dhe Feti Abazi (VLEN) në Bogovinë.