Shefi i Misionit vëzhguese të OHIHR: Nuk është me rëndësi vetëm dita e votimit, por edhe procesi para dhe pas zgjedhjeve

Shefi i Misionit vëzhgues të zgjedhjeve në ODIHR për zgjedhjet lokale në vend, Mateo Mekaçi, sot deklaroi se vëzhguesit po i ndjekin të gjitha aspektet që lidhen me zgjedhjet dhe theksoi se nuk është me rëndësi dita e zgjedhjeve, por edhe procesi parazgjedhor, si dhe procesi pas ditës së zgjedhjeve, raportoi MIA, përcjell Portalb.mk.

Mekaçi sot ishte i pranishëm në objektin e Shkollës Fillore Komunale “Liria” në Çair, duke deklaruar se Misioni posedon 250 vëzhgues ndërkombëtar të shpërndarë në gjithë vendin.

“Ne jemi këtu si një mision vëzhgimi ndërkombëtar për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka është në përputhje me standardet. Ky vendvotim që shihni pas nesh është një nga shumë që po vëzhgojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët vëzhgojnë në territorin e të gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ai.

Meccaci shtoi se Misioni u krijua shumë kohë para ditës së zgjedhjeve, me vendosjen e 24 vëzhguesve afatgjatë në të gjithë vendin, të cilët po vëzhgojnë të gjithë procesin.