Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale.

Sipas asaj që mund të shihet, numri i votuesve në çdo palë të zgjedhjeve lokale ka pasur trend të rritjes, në përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2013-të.

Që nga pavarësia e RMV-së, zgjedhjet lokale 2025 kanë numër më të madh votuesish, gjegjësisht 1.832.415 votues, ndërkaq më së paku ka pasur në zgjedhjet e para lokale të vitit 1996, gjegjësisht 1.495.288 votues.

Krahasuar me zgjedhjet paraprake të vitit 2021 , në këto zgjedhje ka 7.551 votues më shumë.

Ndërkaq krahasuar me zgjedhjet e para lokale të RMV-së në vitin 1996, në 2025 ka 337.127 votues më shumë.