Rezultatet për Këshillin Komunal në Tetovë: Rikthehen MMPT, Levica për herë të parë me këshilltar
Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Këshillin e Komunës së Tetovës në këtë përbërje do të ketë dy këshilltar nga dy subjekte që nuk ishin në përbërjen e kaluar, raporton Portalb.mk.
Koalicioni VLEN ka marrë 13 këshilltarë, AKI ka marrë 12 këshilltarë, VMRO-DPMNE ka marrë 3 dhe LSDM 1.
Në këshill 1 këshilltar ka siguruar edhe nisma e aktivistëve Më Mirë për Tetovën, të cilët në zgjedhjet e vitit 2021 patën dy, por pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këshill në 2022 nuk arritën të sigurojnë vota të mjaftueshme për këshilltar.
Për herë të parë, Levica do të ketë një këshilltar në Këshillin e Tetovës.
Në krahasim me përbërjen e kaluar, VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë nga një këshilltar më pak.
VLEN dhe AKI kanë nga një më shumë.
Në rrethin e dytë që do të mbahet më 2 nëntor, në balotazh për kryetar do të përballen Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga AKI.
