RMV, dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit.

Sipas  98.93% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 17 kanë votuar 39.61%.

Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, deri në këtë orë kanë votuar 40.98%, shkruan Portalb.mk

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.

Dalja e votuesve ora 17. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk