Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, ka bërë të ditur se në tre komuna nuk është arritur pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e zgjedhjeve, duke bërë që procesi zgjedhor të duhet të përsëritet, shkruan Portalb.mk.
“Deri në ora 18:30 kemi tre komuna që nuk e kalojnë pragun. Bëhet fjalë për komunat Centar Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Komuna e Vrapçishtit”, deklaroi Kondarko në një konferencë për media.
Sipas tij, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, në rastet kur pjesëmarrja e votuesve nuk e kalon pragun e përcaktuar ligjor, zgjedhjet në ato komuna konsiderohen të pavlefshme dhe duhet të përsëriten në një afat të ri që do të caktohet nga KSHZ.
Kjo nënkupton se qytetarët e këtyre tre komunave do të duhet të dalin sërish në votime për të realizuar të drejtën e tyre demokratike.
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 11:15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 9 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: Gjithçka që duhet të dini, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)