RMV, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit.
Sipas 97,09% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 13:00 kanë votuar 20.16%.
Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, deri në këtë orë kanë votuar 20.55%, shkruan Portalb.mk.
Në komunat me shumicë shqiptare janë në grupin e komunave me dalje të ulët. Dalje më të lartë në komunat shqiptare ka në Kërçovë dhe Çair, respektivisht 24.06 dhe 21.57 përqind. Ndërsa Tetova, Gostivari dhe Struga janë me dalje nën 18%.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.

- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 11:15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 9 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: Gjithçka që duhet të dini, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)