Pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 164-të e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që mundëson krijimin e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet këtyre dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“U miratua teksti i Marrëveshjes, që mundëson krijimin e dy pikave të përbashkëta kufitare me Republikën e Kosovës. U përcaktua ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruan Marrëveshjen”, deklarojnë nga Qeveria.

Raportoohet që me këtë nismë, do të ketë pikë të përbashkët kufitare ndërmjet Jazhincës dhe Glloboçicës, dhe në pikën tjetër kufitare mes Bllacës dhe Hanit të Elezit.

Më 17 shtator të vitit 2022 kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Albin Kurti nënshkruan “Memorandum për Mirëkuptim” në lidhje rrugën e premtuar Tetovë-Prizren, e cila tani e dhjetë vite po premtohet. Portalb.mk, ka siguruar dokumentin origjinal të memorandumit, i cili i përmban 6 nene.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, në gusht të vitit 2022 kishte paralajmëruar që deri në fund të vitit 2022 do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky takim nuk u realizua.