Mbledhje e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, paralajmëroi Kurti duke folur për projekte konkrete

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufin, ku u pajtuan për mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët qeveritare, e cila ishte dashur të mbahej më 25 janar, transmeton Portalb.mk.

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre”, deklaroi Kurti, i cili njoftoi që gjatë muajit korrik do të marrë pjesë në Samitin e Prespës.

Kryeministrin Kurti e uroi sot ambasadorja për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe përcolli urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces.

“U dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë”, raportojnë nga kryeministria e Kosovës.

Ndryshe, seanca e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar që të mbahej më 25 janar, ishte anuluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Këtë e kishte konfirmuar për Portalb.mk zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, i cili tha se, menjëherë pas formimit të qeverisë, do të vazhdojë koordinimi mes palëve për caktimin e një date të re për mbajtjen e seancës.

Ai më tej e konfirmoi se gjatë, kësaj seance do të nënshkruhet shumë marrëveshje, mes të cilave edhe marrëveshja për pikë të përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë.

Qeveria i angazhoi ministritë që deri më 12 dhjetor të dorëzojnë propozime për çështje të mundshme, tema për diskutim, marrëveshje dhe memorandum që do të jenë në rend të ditës në seancën e përbashkët qeveritare.

seancën e 26-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button